Së paku 14 skuadra duhet të mbështesin propozimin që ndeshjet të rifillojnë dhe të luhen në fusha neutrale.

Gjatë së hënës do të mbahet takimi i radhës mes skuadrave të Premierligës, ku aty do të bëhet paralajmërimi i radhës, raporton ‘Sky Sports’.
Premierliga do t’i njoftojë skuadrat se nëse ato votojnë kundër rifillimit, atyre do t’iu kushtojë me konsekuenca më të mëdha sesa vetëm rënia nga liga.
Klubet e fundit të tabelës si Brighton, West Ham, Watford, Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich kanë rezervat e tyre ndaj këtij plani.
Mbetet të shihet nëse paralajmërimi i Premierligës do të ndikojë në votimin e radhës.

