Turan, lojtar i Barcelonës, por që vitet e fundit i ka kaluar larg ‘Camp Nou’, duke luajtur si i huazuar në Superligën e Turqisë, ka folur për kohën e tij nën urdhrat e Ernesto Valverde.

Mesfushori ofensiv beson se ai meritonte më shumë minuta asokohe, por Valverde nuk i dha hapësirat e duhura për të treguar veten.
“Valverde nuk më dha asnjë minutë lojë”, citon ‘Goal’ të ketë thënë Turan, transmeton lajmi.net.
“Unë isha lojtari që kisha dhënë më së shumti asistime atë sezon, pas Lionel Messi dhe Luis Suarez”, ka shtuar lojtari, si arsyetim për atë se duhet të merrte më shumë minuta.
Lojtari ka luajtur vitet e fundit në Turqi, i huazuar te skuadra e Istanbul Basaksehir. Ai pati edhe disa incidente që e përcollën jashtë fushave të blerta, duke qëndruar në ballina të medieve për gjëra të këqija. /Lajmi.net/

