Ish kampioni botëror i peshave të rënda George Foreman, ka zbuluar ato që tha Ali kur foli me të për Tyson, gjatë kulmin e karrierës së këtij të fundit.

Aliu vlerësohet si boksieri më i madh në histori të peshave të rënda, Tyson u bë i njohur në fund të viteve të 80-ta.
Sipas The Sun, Foreman i tha Fiaz Rafiqit për librin e tij të ri, Muhamed Ali: Jeta e një legjende, se ai nuk ishte i sigurt se mund ta kishte rrahur Mike Tyson, përcjell lajmi.net.
“Mohamed Aliu më tha vetë. Unë i thash atij: Mendon se Tyson mund të rrah çdokënd?”
“Ai tha: Ky, godet shumë keq”.
“Ai ndjeu se Tyson godiste më shumë se kushdo tjetër me të cilët ishte ndeshur”.
“Më tha një herë se nuk kishte besim se mund ta kishte rrahur Mike Tyson”./Lajmi.net/

