Rangnick konfirmon bisedimet me Milanin

Ish trajneri i RB Leipzig dhe Schalke 04 është shënjestruar nga pronarët e rinj të Milanit, si drejtuesi ideal i skuadrës nga ‘San Siro’.

Ragnick ka konfirmuar bisedimet dhe një revolucion te Milan duket gjithnjë e më i mundshëm.

“Unë nuk mund ta përjashtoj atë plotësisht”, ka thënë Rangnick për Bild.

“Milani ka pyetur për disponueshmërinë time, këshillova Red Bullin dhe kishte bisedime me agjentin tim”.

“Pas kontaktit, erdhi shpërthimi i koronavirusit, dhe çështje më të rëndësishme janë ngritur. Milan dhe Lega kanë gjëra tjera për të menduar”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close