Cisse pranon të luajë falas në Ligue 1, i duhen vetëm 4 gola për qëllimin e madh

Ish reprezentuesi i Francës, tani 38 vjeçar, ka shënuar 96 gola në Ligue 1.

Cisse kishte njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në vitin 2015 shkaku i një lëndimi, por që pastaj është rikthyer duke nënshkruar për zviceranët e Yverdon dhe për skuadrën e vogël Vicenza 1902.

“Ju e dini se si është me shënuesit e golave”, ka deklaruar Cisse për SoFoot, përcjell lajmi.net.

“Ne i duam golat, duam të kapim shifra të veçanta: 25, 50, 75… për mua, qëllimi është 100, unë kam ngecur në 96 që pas ndalimit”.

“Mua më mungojnë katër gola, kjo më çmend. Unë dua të kthehem në Ligue 1 për t’i shënuar ato. Nëse një klub më pranon mua, mund t’iu bashkohem për dy ose tre muaj”.

“Unë jam goxha kokëfortë, kur kam një qëllim, bëj gjithçka për ta arritur”.

“Jam i gatshëm të kthehem dhe të luaj falas, pa pagesë, kështu që nuk ka shumë rrezik për ta. Për momentin, nuk jam në bisedime me askënd, por shpresoj se klubet do të shfaqen”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close