Këto dy skuadra, falë milionave nga Lindja e Mesme, kanë shpenzuar shumë në tregun e transferimeve, dhe të njëjtën gjë, ndoshta edhe më shumë, do të bëjë pronari i ri i Newcastle United, Mohammed Bin Salman.

Bin Salman ka njoftuar se nën udhëheqjen e tij, Newcastle do të luftojë për të fituar Ligën e Kampionëve, duke sjellë trajner të mirë dhe emra të mëdhenj futbolli.
Mauricio Pochettino pritet të zëvendësojë Steve Brucen në bankinën e Newcastle United.
Përforcimi i parë i skuadrës angleze do të jetë Kalidou Koulibaly. Sky Sport raporton se negociatat mes pronarëve të ardhshëm të Newcastle dhe mbrojtësit nga Senegali kanë filluar prej javësh.
Koulibaly, një nga mbrojtësit më të kërkuar në botë, pritet të fitojë rreth 12 milionë euro në sezon në Premierligë.
Napoli nga shitja e tij, do të fitojë hiq më pak se 80 milionë euro./Lajmi.net/

