Koronavirusi prek edhe Fenerbahcen e Vedat Muriqit

Klubi nga Stambolli ka testuar të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe personalin e klubit ditën e martë, por rezultatet që kanë dalë ditën e premte, treguan se dikush që punonte në ambientet e klubit ishte pozitiv për COVID-19.

Një tjetër punonjës dyshohet gjithashtu se është prekur nga koronavirusi, përcjell lajmi.net.

Klubi ka qenë duke monitoruar punonjësit dhe tha se ata do të testohen sërish ditën e premte.

Pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close