27 vjeçari ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë në ushtrinë Koresë, në bazë të ligjeve të vendit të tij.

Shërbimi në ushtri është i detyruar në Korenë e Jugut, por Son, pas suksesit të arritur në Kupën e Azisë, ka qenë i liruar nga shërbimi që ndjekin të gjithë, duke u detyruar në vetëm tre javë.

Son, ka shfrytëzuar ndalimin e futbollit nga COVID-19, për të shërbyer në ushtrinë e vendit të tij, përcjell lajmi.net.
Madje, këtë shërbim Son e ka bërë me shumë sukses, pasi është emëruar një nga pesë rekrutët më të mirë në njësinë e tij.
Tani Son i duhet të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Tottenhamit në stërvitje, me shpresën se pjesa e mbetur e sezonit do të vazhdojë./Lajmi.net/

