Mediet në Angli marrin vesh se një numër i madh yjesh kanë diskutuar tash për mos nënshkrimin e këtij dokumenti në mes të frikës se ku do t’i linte ata nëse do të testoheshin pozitivisht për COVID-19.

Punonjësve të klubit që ndjekin terrenet e trajnimeve dhe stadiumet si pjesë e planeve për të rifilluar sezonin, u janë dërguar një mori udhëzimesh që synojnë mbrojtjen nga pandemia.
Pas kthimit të tyre në terrenin përkatës të stërvitjeve, lojtarëve dhe stafit do t’u kërkohet të nënshkruajnë një dokument që konfirmon se kanë lexuar dhe kuptuar se çfarë kërkohet prej tyre gjatë Rifillimit të Projektit.
Ka një numër të madh klubesh që u kanë thënë lojtarëve që të mos e nënshkruajnë këtë dokument nëse nuk e kanë vullnetin.
Një numër i lojtarëve janë të shqetësuar se dokumenti është i ngjashëm me një mohim ligjor, të cilin klubet do ta përdorin për të shmangur përgjegjësinë në rast infeksioni./Lajmi.net/

