Nuk ka raste pozitive me koronavirus – Verona e Rrahmanit rifillon stërvitjet nga dita e nesërme

Hellas Verona ka njoftuar se nuk ka asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, pas rezultateve të pranuara nga testimet e lojtarëve.

Në një komunikatë zyrtare në faqen e klubit, Verona njofton se skuadra do të rifillojë stërvitjet nga dita e nesërme, transmeton lajmi.net.

Kështu, Amir Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës pritet të vizitojnë qendrën stërvitore të skuadrës qysh nga nesër.

Lojtarët do të zhvillojnë seanca stërvitore individuale, duke respektuar distancën sociale. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close