ZYRTARE: Barcelona rikthehet të premtën në stërvitje

Skuadra e Barcelonës po bën të gjitha përgatitjet për rikthimin në stërvitje, dhe tashmë ka edhe një datë për këtë rikthim.

Pasi të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit rezultuan negativ në testet e Covid-19, Barcelona ka vendosur të kthehet në stërvitje të premtën, transmeton lajmi.net.

Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e Barcelonës, përmes një komunikate në faqen zyrtare të skuadrës.

Lojtarët do të stërviten individualisht, duke respektuar distancën sociale.

Nuk ka datë të saktë për rifillimin e stërvitjeve grupore. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close