Ministri i Sportit në Itali: Shpresoj që stërvitjet të rifillojnë më 18 maj

Spadafora nuk vendosi të jepte lejen për rifillim të stërvitjeve më 4 maj, duke nxitur reagime të shumta në Itali.

Plani i qeverisë ishte që gjithçka të nis më 18 maj. Kështu shpreson akoma Spadafora, i cili ka komentuar takimin e fundit të FIGC me komitetin shkencor.

“Takimi mes FIGC dhe komitetit shkencor ka përfunduar. Në këtë takim u analizua protokoli i propozuar për rikthimin në stërvitje”, ka thënë Spadafora, transmeton lajmi.net.

“Ne shpresojmë që qendrat stërvitore të rihapen më 18 maj. E di se kishte diskutime të mëdha, me shumë kërkesa”, ka shtuar ministri italian i sportit.

Lojtarët kanë pasur mundësi që gjatë kësaj jave të stërviten individualisht në qendrat stërvitore të klubeve, duke mbajtur distancën sociale. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close