Çështja e sigurisë shëndetësore të futbollistëve do të jetë primare, për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Në Premierligë tashmë ka një plan që ndeshjet e mbetura të luhen pa tifozë, në tetë stadiume neutrale.
Përveç kësaj, do të ketë edhe disa masa tjera që duhen të respektohet si nga klubet, ashtu edhe nga futbollistët.
Sipas The Telegraph, Premierligë do të ndalojë festimin e golave, shkëmbimin e fanellave mes lojtarëve si dhe pështymat në fushë, për të ndihmuar në uljen e rrezikut ndaj përhapjes së COVID-19./Lajmi.net/

