A i kujtoni vëllezërit Da Silva? Ata bëhen bashkë sërish te kjo skuadër

Si adoleshentë, dy futbollistët u vlerësuan si talentë të shkëlqyeshëm, pasi Sir Alex Ferguson i transferoi në vitin 2008 te Manchester United, por asnjëri prej tyre nuk bënë karrierën që pritej.

Shtigjet e tyre në futboll janë ndarë prej kohësh. Rafael nga ‘Old Trafford’ u transferua te Lyon, ku edhe luan sot, ndërsa Fabio është pjesë e Nantes.

Kontratat e të dyve përfundojnë në sezonin e ardhshëm, dhe ekziston një mundësi e mirë që sërish ata të ndajnë të njëjtën dhomë zhveshjeje.

Të dy vëllezërit po kërkohen nga Botafogo në Brazil.

Kjo skuadër ka ambicie të mëdha, pasi po kërkon edhe futbollistët si Arjen Robben, John Obli Mikel dhe Yaya Toure./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close