Driblimi i Messit që nuk harrohet as pas pesë vitesh (VIDEO)

Në vitin 2015, Barcelonas i duhej të kalonte Bayern Munich për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve. Në sfidën e parë, të fituar 3:0 nga Barcelona, Lionel Messi realizoi një super gol, që erdhi si rrjedhojë e një super driblimi të bërë ndaj Jerome Boateng. Ylli argjentinas arriti të mashtronte Boatengun, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë.

Fragment nga komentimi i një goli të Lionel Messit kundër Bajernit në Champions League para pesë viteve në datën e sotit…Ka prej tyre që pajtohen, e edhe jo ama Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori!

Publiée par Mustafa Ademi sur Mercredi 6 mai 2020

Në ndeshjen e kthimit në Gjermani, Bayern fitoi 3:2, por nuk mjaftoi për të kapur finalen. Në finale, Barcelona mposhti 3:1 Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close