Ralf Rangnick dëshiron një përmirësim në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe United e kanë identifikuar Lampteyn si një objektiv transferimi.

United e vlerëson 21-vjeçarin me 30 milionë funte, megjithëse Brighton do të shikojë më afër 40 milionë funte.
Lamptey iu bashkua Brighton në vitin 2020 nga Chelsea ku bëri tre paraqitje në ekipin e parë.
Rangnick është i pakënaqur me opsionet Wan-Bissaka dhe Dalot që kur mbërriti në Old Trafford.
United pagoi 50 milionë £ për Wan-Bissaka nga Crystal Palace, por ka shqetësime se ai nuk është mjaft i mirë për të ecur përpara në lojën moderne, ndërsa Dalot konsiderohet i dobët në mbrojtje. /Lajmi.net/
The post Man United identifikon yllin anglez si alternativë për krahun e djathtë appeared first on Lajmi.net.

