Me merkaton e verës që po afron, e ardhmja e Philippe Coutinho vazhdon të jetë në udhëkryq.

Braziliani nuk ka gjetur vend as në Bayern Munich, përkundër pse luajti si i huazuar deri në këtë pikë sezoni.
Bavarezët nuk janë bindur për ta blerë kartonin e lojtarit, kurse te Barcelona nuk pritet të ketë vend për të. Kjo bën që ai të lidhet me një rikthim në Premierligë, por tashmë duket se fati i lojtarit varet edhe nga Mauricio Pochettino.
‘Mirror’ insiston se Coutinho mund të kthehet në Premierligë, por vetëm nëse Pochettino merr një punë te Newcastle United.
Pochettino thuhet të jetë admirues i brazilianit dhe do ta kishte atë si proritet për transferimin te Newcastle.
Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 shton rrezikun që lojtari të mbetet në La Liga, pasi krizë ekonomike pritet t’i prekë të gjitha skuadrat.

