Istanbulspor fiton në krahët e Valon Et’hemit. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ishte figura qëndrore e derbit të Ligës së Parë turke, ndërsa shënoi gol të bukur për epërsi 1:0. Golin tetovari bashkë me shokët e ekipit i’a kushtoi fizoterapeutit të Istanbulsporit, Ersan Ayar, i diagnostifikuar ditë më parë me leukemi.

Në fund skuadra e tij fitoi 2:1 dhe barazohet me pikë me Samsunsporin në pozitën e 6-të në renditje. Për Valon Et’hemin ky ishte goli i tretë sezonal, ndërsa numëron edhe 7 asiste dhe është shndërruar në një prej pikave kyçe te Istanbulspori.

