Janë tani Barcelona dhe Real Madrid të interesuar për shërbimet e talentit anglez.

Sport Bild raporton se gjigantët spanjollë kanë hyrë në garë për 20 vjeçarin e Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.
Emri i Sanchos, do të jetë më i lakuari i kësaj vere, pas interesimit edhe të PSG, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.
Gjithë ky interesim vjen pas një sezoni mbresëlënës që reprezentuesi anglez ka qenë duke e kaluar te Dortmund, ku janë në garë për titull me Bayern Munich./Lajmi.net/

