Si mundet Barcelona të paguajë për Erling Haaland?

Presidenti Joan Laporta e di që norvegjezi është çelësi për të ndihmuar Barcelonës jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe te morali i klubit, transmeton lajmi.net.

Gjendja ekonomike e klubit mbetet problemi kryesor, ngase do jetë shumë e vështirë të paguhen numrat që e gëzojnë Dortmundin, Haalandin dhe agjentin Mino Raiola.

Marrëveshja e plotë do kushtojë më shumë se 170 milionë euro. 70 – 75 milionë euro di kushtojë klauzola e lirimit, 50 milionë euro komisioni për agjentin dhe babin e Haaland, ndërsa në fund është paga e futbollistit, që thuhet se kërkon rreth 40 milionë euro për vit.

Barcelonës i duhet ndihmë dhe kjo mund të vijë nga Goldman Sachs dhe CVC, Opsioni i parë është që të marrin huazim për Goldman Sachs, ngase kanë marrëveshje për 595 milionë euro të huazuara për 10 vite.

Plani do jetë i mundur vetëm nëse aprovohet marrëveshja e CVC-së. Do shtojë para në klub dhe do t’i lejojë të shpenzojnë 15 për qind në përmirësimin e skuadrës.

Tebas ka thënë se nëse Barcelona nuk pranon, atëherë do e kenë shumë të vështirë për ta pasur në skuadër Haaland.

Barcelona ka disa propozime nga ana ekonomike që do jenë gati për t’i ndihmuar skuadrës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close