Pirlo, një nga mesfushorët më të mirë që ka pasur Italia viteve të fundit, duket se është pëlqyer shumë nga Pep Guardiola.

Mesfushori italian ka pasur mundësinë që t’i bashkohet gjeneratës së artë të Barcelonës, por ai duket ta ketë refuzuar një mundësi të tillë.
Në librin e tij “Mendoj, pastaj luaj”, lojtari ka zbuluar bisedën e tij me Pep.
“Guardiola filloi të më fliste për Barcelonën, duke thënë se ishte një botë tjetër, makinë perfekte, që e krijoi vet. Ishte elegante në ekstrem, si biseda e saj. Ne jemi tashmë të fortë, dhe e vërteta është se nuk mund të kërkonte më mirë, por ti je kremi mbi tortë”, citon Pirlo në librin e tij, trajnerin Guardiola, transmeton lajmi.net
“Ne po kërkojmë për një mesfushor që lidhet me Xavi, Iniesta dhe Busquets, si dhe që lidhet mirë me Messi, dhe ky je ti. Ti ke atributet për të luajtur me Barcelonën, dhe në veçanti, ti je internacional”, ka zbuluar tutje italiani fjalët e trajnerit.
“Ai do të më tërhiqte te Barcelona në të katër anët. Në atë kohë, ishte skuadra më e mirë në botë”, ka shtuar tutje Pirlo.
Asokohe, Berlusconi nuk e lejoi Pirlo që të largohej nga Milan, duke i pamundësuar lojtarit që të bashkohej me Barcelonën. /Lajmi.net/

