Kjo e premte shënon një vjetorin e sulmit në zemër që pësuar nga portieri i Portos.

Ishte pasditja e 1 majit të vitit të kaluar, kur lajmi për sulmin në zemër të Iker Casillas kishte shokuar botën e futbollit dhe jo vetëm.
Ish portieri i Real Madrid, për fatin e mirë ia doli të kalonte atë sulm, dhe sot një vit nga ajo, e ka kujtuar me një postim në rrjetet sociale.
“Dhe kështu, pa e kuptuar atë, një vit. Unë nuk jam nga ata që shikojnë rrugën e kaluar. Unë zakonisht nuk mburrem për gjërat që kanë dalë mirë, por këtë herë ndjehem i lumtur që kam kapërcyer një pengesë të madhe në jetën time”, shkruan Casillas, përcjell lajmi.net.
“Ka pasur terror, dramë dhe doza të caktuara të trillimeve shkencore. Dhe sigurisht, humbor”./Lajmi.net/

