Del një alternativë e re për përfundimin e sezonit në Serie A

Futbolli italian është pezulluar më 8 mars, dhe kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u zhvilluar për të kompletuar sezonin 2019/2020.

Situatë është jo e lehtë, mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe qeverisë nuk po arrihet një marrëveshje që do të mundësonte rikthimin e futbollit.

Por, tani në mediet italiane ka një plan të ri për vazhdimin e këtij sezoni, duke përmendur si alternativë muajin shtator, përcjell lajmi.net.

Ky plan do të mund të realizohej vetëm nëse UEFA do të lëvizte afatin që ligat të përfundonin sezonet më së largu deri në 2 gusht.

Bundesliga, La Liga dhe Premierliga po bëjnë plane për t’u rikthyer, ndërsa Franca dhe Holanda kanë përfunduar sezonet./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close