Klubet e Premierligës dëshirojnë që sezoni të përfundohet

Klubet e Premierligës do të marrin propozime rreth asaj se si sezoni mund të fillojë përsëri në 8 qershor në një takim të premten.

Një pronar i klubit thotë se nuk ka shanse që sezoni të anulohet sepse klubet do të dilnin në kolaps financiar nëse nuk do të luheshin 92 ndeshjet e mbetura, përcjell lajmi.net.

“Ekziston një vullnet i shkëlqyeshëm për të luajtur ndeshjet”, tha ai. “Ne thjesht nuk mund të lejojmë të mos luajmë, por asgjë nuk do të bëhet pa miratimin e qeverisë”.

“Nëse presim një vaksinë ose imunitet, mund të kalojnë 18 muaj pa futboll dhe 90 përqind e klubeve do të përfundonin në gjendje të keqe. Edhe sikur të shkarkonim 95 përqind të punonjësve tanë, do të vazhdonim të shkatërroheshim sepse do të na duhej akoma t’i paguajmë lojtarët”, tha ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close