Man Utd gjen mënyrën për të joshur Sanchon për transferim në ‘Old Trafford’

Siç raporton Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ kanë gjetur një metodë për të joshur yllin e ri anglez për transferim në ‘Old Trafford’, duke i ofruar atij fanellën me numër 7.

Fanella me numër 7 te Manchester United është e një rëndësie të madhe, ajo në të kaluarën është veshur nga Cristiano Ronaldo, David Beckham dhe George Best.

Në anën tjetër, Dortmund i ka bërë me dije lojtarit se do të lejohet largimi i tij vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e mirë në afatin kalimtar të verës.

Përveç Dortmundit, interesim për Sanchon është duke shprehur edhe Chelsea./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close