Barca në krizë të madhe, kërkohet një tjetër ulje pagash te futbollistët

Në fillim të sezonit, Lidhja Profesionale e Futbollit publikoi shpenzimet e klubeve, me Barcelonën që ishte skuadra që paguan më së shumti futbollistët, duke lënë pas Real Madridin dhe Atletico Madrid.

Barcelona njihet si skuadra që shpenzon më së shumti te pagat e futbollistëve, por në muajin mars, u detyrua të negocionte me lojtarët për një ulje të tyre, derisa sa të kalojë kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Por, kur i jemi afruar muajit maj, koronavirusi vazhdon të jetë aktiv, ndërsa rikthimi i futbollit nuk dihet nëse do të ndodh deri në shtator.

Një situatë e tillë, ka sjellë kokë dhembje të mëdha te klubet e futbollit, e po ashtu edhe te Barcelona.

Mediet në Spanjë raportojë se Josep Maria Bartomeu do të nis negociatat për të kërkuar një tjetër ulje të pagave nga futbollistët, diçka që me gjasa nuk do të pritet mirë nga këta të fundit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close