Ylli brazilian është cilësuar si futbollisti që do të pasonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, por këtë gjë deri më sot, nuk ka arritur ta bëjë.

Sipas Emery, Neymarit i mungon vëmendja për të arritur nivelin e Messit dhe Ronaldos.
“Neymar kishte potencialin për të pasuar Messin dhe Ronaldon si më të mirët në botë, vetëm se i mungonte përqendrimi në futboll”, ka deklaruar Emery, përcjell lajmi.net.
Emery ka shtuar se shpreson që Neymar të rikthehet në Spanjë, ku po lidhet me një kalim te Barcelona./Lajmi.net/

