Aksionet e 19-vjeçarit janë në rritje dhe thuhet se ai vlerësohet rreth 50 milionë euro nga pala franceze.

Por shanset e Barçës për ta marrë atë janë të pakta, sipas babait të lojtarit, David, i cili i tha ‘Het Laatste Nieuws’ se adoleshenti do të shkojë diku tjetër.
Ai tha: “Kjo nuk më duket e drejtë. Unë nuk mendoj se Barcelona është në gjendje të shpenzojë tarifa të mëdha transferimi tani. Ka shumë klube të tjera që duan Jérémy, megjithëse nuk mund të them asgjë për këtë”, është shprehur babai i yllit belg.
Barcelona kërkon një anësor me çdo kusht në janar dhe shumë emra janë lakuar deri më tani për një lëvizje potenciale tek Barca, me Sterling gjithashtu një opsion qe mbetet serioz në kampin e blaugranasve. /Lajmi.net/

