Florian Marku mbron titullin kampion, triumfon ndaj Luisettos

Florian Marku ka arritur që të triumfoj ndaj francezit Jorick Luisettos, duke e mbrojtur titullin si kampion bote në kategorinë IBF. Marku arriti që të fitojë secilin raund dhe gjyqtari i dha në fund fitoren shqiptarit.

Meçi u zhvillua në Wembley në “SSE Arena”.

Marku mbetet i pamposhtur tani në 11 meçe të tij, me 10 fitore dhe një barazim, gjersa për kundërshtarin kjo është humbja tretë në 12 meçe. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close