Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit është mbyllur baras 0-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm me të dyja skuadrat që tentonin të gjenin golin e epërsisë.

Në vazhdim Prishtina mori iniciativën dhe pati disa raste të mira shënimi, por pa arritur të tund rrjetën e Dukagjinit.

Edhe mysafirët patën rastet e tyre, megjithatë 45 minutat e parë u mbyllen baras pa gola 0-0.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat në pjesën e dytë të këtij takimi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close