Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 18:00 në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, transmeton lajmi.net.

Napoli momentalisht prin në tabelë me 32 pikë, kurse Interi zë vendin e tretë me 25 pikë.
Para këtij dueli ka folur futbollisti i Napolit, Matteo Politano duke thënë se ekipi i tij kërkon vetëm fitore ndaj ‘Nerazzurëve’.
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme që do të hapë një cikël betejash deri në fund të dhjetorit. Qëllimi ynë është gjithmonë të fitojmë”.
“Ne duhet të bëjmë mirë këtë muaj, duke menduar për të dhënë më të mirën tonë në çdo ndeshje”.
“Do të kemi përballë një ekip të madh, por jemi të vetëdijshëm që kemi një avantazh në tabelë ndaj tyre”.
“Ne jemi një grup i bashkuar dhe solid, më kompakti ku kam luajtur ndonjëherë”.
“Ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kjo është thelbësore, si brenda dhe jashtë fushës, për të marrë rezultate të shkëlqyera”.
“Duam t’u japim vazhdimësi rezultateve, një aspekt që bëhet thelbësor në planin afatgjatë për të arritur objektivat tona”, tha Politano. /Lajmi.net/

