Me ndeshjen mes Prishtinës dhe Dukagjinit hapet xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit hyjnë në këtë ndeshje me trajnerin e ri Abdualah Ibrakoviq i cili synon ta nis me fitore.
Prishtina momentalisht ka 17 pikë ne vendin e gjashtë, kurse Dukagjini zë vendin e tetë me 14 pikë.
Nesër luhen edhe tri duele tjera nga ora 13:00, Drita-Drenica, Feronikeli-Malisheva dhe Ulpiana-Gjilani.
Dueli i fundit i kësaj xhiroje luhet të dielën nga ora 13:30 ku takohen Llapi dhe Ballkani. /Lajmi.net/

