Ky është numri që do ta bart në fanellë Dani Alves

Dani Alves pak ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Pas një epoke të lavdishme të kaluar te Barça, brazilian vendosi të rikthehej sërish te ‘Blaugranët’ ku me gjasë do ta mbyll karrierën e tij.

Alves tashmë ka zgjedhur fanellën me numër 8 të cilin do ta bart në fanellë.

Thuhet se arsyeja që mbrojtësi ka zgjedhur këtë fanellë është shkaku i Iniestas që kishë bartur këtë numër sa ishte pjesë e Barçës.

Braziliani i është bashkuar ekipit në stërvitje, por nuk mund të debutojë në ndeshje zyrtare deri në janar të vitit të ardhshëm.

38-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close