Lojtarët e Serie A kritikojnë vendimin për të mos u stërvitur në qendrat e trajnimit

Të dielën, kryeministri italian Giuseppe Conte zbuloi një plan për të lehtësuar gradualisht kufizimet në vend, i cili është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit.

Si pjesë e një lehtësimi me faza të kufizimeve, qeveria do të lejojë stërvitjet në hapësira të hapura nga 4 maj në vazhdim ndërsa atletët në sporte individuale siç është tenisi do të lejohen të kthehen në mjediset e tyre të stërvitjes, përcjell lajmi.net.

Ky vendim e ka lënë AIC “të hutuar dhe të befasuar”, të cilën ata e theksuan në një deklaratë të lëshuar të martën.

“AIC është i hutuar dhe i befasuar nga vendimi i qeverisë për rinisjen e sportit në Itali”, thuhet në deklaratë.

“Ne e konsiderojmë idenë diskriminuese dhe të palogjikshme për t’i lënë disiplinat sportive individuale të hyjnë në terren stërvitje, por jo futbollin profesional – ose sportet tjera ekipore – lojtarët t’i nënshtrohen trajnimeve individuale në të njëjtën mënyrë”.

”Ky rregull, do ta bëjë rrezikun edhe më të madh sesa ta përmbajë atë! Atletët kanë nevojë për t’u stërvitur në ambientet e ekipeve të tyre”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close