Greqi – Spanjë: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Dy skuadrat kërkojnë fitore, ngase matematikisht kanë ende gjasa për kualifikim, përcjellë lajmi.net.

Spanja e ka shumë më të lehtë kalimin tutje, derisa kualifikimi i mundshëm i Greqisë varet edhe nga ndeshja me Kosovën, por duhet të humb edhe Suedia nga ana tjetër.

Mungesat e lojtarëve:

Te Greqia, vërehen mungesat e dyshes Pantelis Hatzidiakos dhe Anastasios Bakesetas, shkaku i kartonëve të kuq që kanë marrë në ndeshjen e fundit, derisa te Spanja, mungon vetëm i lënduar Ansu Fati.

Statistikë:

Spanja është e pamposhtur në 20 nga 21 ndeshjet e fundit.

Janë shënuar më pak se 2.5 gola në 6 nga shtatë ndeshjet e fundit të Greqisë.

Formacionet e mundshme

Greqi (3-5-2): Vlachodimos; Giannoulis, Tzavellas, Goutas; Tsimikas, Siopis, Bouchalakis, Mantalos, Androutsos; Masouras, Pavlidis.

Spanjë (4-3-3): Simon; Carvajal, Garcia, Laporte, Alba; Gavi, Busquets, Soler; Sarabia, Morata, Olmo.

Analizë:

Greqia duhet ët mposht Spanjën për të pasur ndonjë shans për të përfunduar në pozitën e dytë. Ata janë katër pikë larg, derisa janë edhe dy ndeshje kualifikuese të mbetura. Mungesa e disa lojtarëve kryesorë do t’iu bëjë edhe më të vështirë.

Spanja përballet me Suedinë në finalen kualifikuese për grupin B, që me shumë gjasa do vendos për vendin e parë. Para kësaj, Spanja duhet të mposht Greqinë që të garantojë se paku pozitën e dytë.

Parashikim: Greqi 0 – 1 Spanjë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close