Francezi legjendar i bindur: Gjithçka është gati për transferimin e Pogbas te Real

Në dy-tre afatet e fundit kalimtare, Paul Pogba ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u lidhur me një largim nga Manchester United, dhe Real Madrid, ka qenë kandidati më serioz për transferimin e tij.

“Të gjitha kushtet që Reali të transferojë Pogban ekzistojnë”, ka deklaruar Sagnol, përcjell lajmi.net.

“Të dy, Zidane dhe Perez e duan atë, dhe Pogba gjithashtu ka një dëshirë për të veshur fanellën e Real Madrid. Pogba po luan jo mirë, kështu që United nuk dëshiron të paguajë pagën e tij të madhe, ata duan të investojnë në lojtarët e rinj”.

“Unë besoj se gjithçka është gati për transferimin e tij në Madrid”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close