Roma pëson disfatën e dytë rresht, mposhtet nga Venezia

Ndeshja ishte tejet dramatike përgjatë 90 minutave, gjersa u bënë dy kthesa të mëdha në secilën pjesë.

Sfidën e hapi lojtari i skuadrës vendase, Mattia Caldara i cili realizoi në minutën e tretë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij, teksa romakët u rikthyen me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë me anë të Eldor Shomurodov në minutën e 43-të, dhe Tammy Abraham në minutën e dytë të shtesës, për rezultatin 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, vendasit bën përmbysjen e madhe, fillimisht duke e barazuar rezultatin nëpërmjet Mattia Aramu i cili barazoi rezultatin në minutën e 65-të nga pika e penalltisë, gjersa sulmuesi David Okereke i dha epërsinë skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 74-të, gol që ishte i fundit i ndeshjes.

Roma kështu pëson disfatën e dytë me radhë dhe mbetet në pozitën e pestë momentalisht me 19 pikë të mbledhura, gjersa Venezia ngritet në pozitën e 14-të me 12 pikë të mbledhura. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close