Shevçenko bëhet trajner i Pandevit te Xhenova

Andri Shevçenko është zyrtarisht trajner i ri i skuadrës italiane Xhenova. Ish-sulmuesi i njohur i Milanit ka firmosur kontratë 3 vjeçare me klubin ku luan edhe ish-kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev. Tekniku ukrainas nga kontrata me Xhenovën që do ti skadojë në vitin 2024 do të përfitojë dy milionë euro në sezon. Shevçenko së fundi ishte trajner i përfaqësueses së Ukrainës, me të cilët qëndroi që nga viti 2016 deri pas përfundimit të kampanjës në Europianin e verës që shkoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close