Reali në avantazh prej dy golave pas pjesës së parë ndaj Vellcanos (VIDEO)

Golin për madilenët e hapi mesfushori Toni Kroos i cili realizoi një gol mjaft të bukur, nga një asistim i Asensios në minutën e 14-të.

Goli i Kroos – VIDEO

Rezultati u dyfishua nga sulmuesi në top formë, Karim Benzema i cili shënoi një gol të lehtë pas një super asistimi nga David Alaba në minutën e 38-të të ndeshjes, gol me të cilin u mbyll 45 minutëshi i parë me rezultat 2-0.

Goli i Benzemas – VIDEO

Për Kroosin ky ishte goli i parë i tij këtë sezon, gjersa për Benzemas ky ishte goli i 10-të në La Liga në 11 paraqitje, dhe i 14-të në të gjitha garat. /Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close