Bajrami: “S’është çështje hakmarrje, thjesht unë stërvis ekipin për fitore”

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Makedonija Gj. P. fiton 2:1 Shkupin. Lideri mundet pas 6 fitoreve rresht në kampionat. Makedonija Gj. P. vazhdon paraqitjet pozitive prej kur bënë ndryshim në pankinë. Mungesa e rezultateve i kushtoi punë ish-trajnerit Aleksandar Tanevski dhe pankina i’u besua Muharrem Bajramit. Tekniku i ri që mbylli karrierën si futbollist për të vijuar në pankinën e Shkupit, do të shkarkohej më vonë nga drejtuesit e klubit të tij amë. Kohë më parë pranoi ftesën për tu bashkuar me Makedonija Gj. P. si ndihmës por ndryshimi i nevojshëm i solli pozitën e trajnerit të parë. Loja e fatit do të bënte që seria e Shkupit të ndalet pikërisht nga ekipi ku në pankinë qëndron ish-trajneri dhe ish-kapiteni i tyre.

Hakmarrja seviret e ftohtë dhe fitorja në këtë moment a mund të quhet e tillë e thotë vet Muki, që pavarsisht opinionit të tij, duket se shijon këtë moment.

Jo, jo, nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Thjesht është një garë në të cilën shumë normale është secili të luajë për të fituar. Unë stërvis skuadrën për sukses dhe jam i lumtur që dolëm me tre pikë nga dueli me liderin e renditjes, Shkupin. Fitorja është meritë e futbollistëve, të cilët i uroj publikisht për performansën. Jam krenar që stërvis këta lojtarë dhe për mënyrën si u përgjigjen detyrave që u jap. Prandaj i gëzohem fitores dhe asesi për ndonjë arsye tjetër. Unë nuk mund të fshij apo harroj të kaluarën time e as të ndryshoj ndjenjat. Por, jemi profesionistë dhe si të tillë japim më të mirën për ekipin ku punojmë”, shprehet Muharrem Bajrami pas fitores së tij me Makedonija Gj. P. ndaj Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close