Nuk ndalet Lewandowski, realizon “hat-trick” ndaj Benfikës

Robert Lewandowski ka qenë sërish protagonist kryesor në fitoren e Bayernit 5-2 ndaj Benfikës, shkruan lajmi.net.

Lewa arriti të realizojë në min e 26′, 61′ dhe 84′ duke kompletuar kështu hat-rickun e radhës.

Polaku pati mundësi të shënonte edhe më shumë gola në këtë takim, por humbi një penallti në pjesën e parë.

Përkundër kësaj, Lewandowski tani ka marrë primatin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë edicion me tetë gola.

Sulmuesi në vetëm tetë ndeshje ka shënuar tetë gola duke lënë prapa Sebastn Haller që ka realizuar gjashtë, ndërsa nga pesë gola kanë Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close