Aguero i del në mbrojtje Messit: Nuk i kuptoj kritikat për të

Messi ka fituar gjithçka gjatë kohës së tij si lojtar i Barcelonës, pasi sulmuesi triumfoi në Ligën e Kampionëve, La Liga, Super Kupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Sidoqoftë, fituesi i gjashtë herë Topit të Artë nuk ka shijuar suksesin e njëjtë me fanellën e Argjentinës pasi përfundoi si nënkampion në Kupën e Botës 2014, pasi kishte arritur edhe në finalet e Kupës së Amerikës dy herë radhazi në 2015 dhe 2016, me Messi që huqi penalltinë në finalet e fundit ndaj Kilit.

Kjo ka bërë që 32-vjeçari të marrë kritika të ashpra, pasi nuk ka treguar veten në ndeshjet e mëdha me ‘Albiçelestët’.

“Unë nuk i kuptoj ata që e kritikojnë atë në ekipin kombëtar”, i tha Aguero TyC Sports.

“Ai është i pari që vuan dhe vazhdon të vijë pavarësisht negativitetit që e rrethon”. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close