Mjekët e 20 skuadrave angleze mbajtën një video konferencë të shtunën, kur u vendos që lojtarët dhe stafi thelbësor të testohen për Covid-19 dy herë në javë për kohëzgjatjen e sezonit, nga pika kur stërvitja në grup rifillon.

Rekomandimi do të diskutohet, dhe potencialisht i stampuar, në mbledhjen e së premtes të Premierligës, transmeton lajmi.net.
Secili test do të kushtojë rreth 172 euro. Anëtarët e stafit që konsiderohen ‘thelbësorë’ do të ndryshojnë midis klubeve, por skuadrat presin të administrojnë deri në 50 teste dy herë në javë, të cilat do të kushtonin 344 mijë euro të kombinuara për 20 klubet.
Me skuadrat që shpresojnë të rifillojnë stërvitjet në grup deri në mes të majit dhe sezoni që do të përfundojë deri në fund të korrikut – një periudhë 13 javore – kostoja totale e sigurimit të testimeve mund të rritet deri në 4.5 milionë euro.
Sportsmail kupton që Premierliga do të paguajë faturën për kutitë e testimit, të cilat do të jenë thelbësore për të siguruar që futbolli të rikthehet sa më shumë të jetë e mundur, në mes të shqetësimeve se një rast pozitiv mund të rezultojë në një tjetër vonesë apo edhe anulim të sezonit. /Lajmi.net/

