Eksperti shqyrtoi mjetet që Japonia ka për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe përmendi vendimin e organizatorëve të Tokios 2020 për shtyrjen e Lojërave për vitin e ardhshëm, fillimi i të cilit ishte planifikuar për 24 korrik të këtij viti. .

Ata tani do të fillojnë në 23 korrik 2021, në besimin, sipas organizatorëve, se do të ketë kohë të mjaftueshme të gjurmojnë totalisht pandeminë e koronavirusit, përcjell lajmi.net.
“Mendimi im personal është se nëse nuk është zhvilluar një vaksinë efektive (kundër COVID-19), do të jetë e vështirë të mbash Lojërat Olimpike”, tha Yokokura në një konferencë për shtyp me kamerë.
“Unë nuk do të thoja se ato nuk duhet të mbahen, por do të ishte jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Yokokura, një nga zërat më të respektuar në Japoni në përpjekjet për të luftuar pandeminë. /Lajmi.net/

