Pasi shkarkuan Koeman, Barcelona njoftoi se Sergi Barjuan do të shërbejë si menaxher i përkohshëm i ekipit të tyre të parë, ndërsa klubi kërkon një zëvendësues të përhershëm për Ronald Koeman.

‘Blaugrana’ tashmë kanë ndarë mendjen se kush do të jetë pasuesi i holandezit në krye të klubit.
Legjenda e klubit, Xavi Hernandes do të jetë pasuesi i Koemanit tek Barcelona.
Nga përditësimi më i fundit nga gazetari spanjoll ‘Toni Juanmartí’ i cili është i afërt me klubin spanjoll, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter që debutimi i Xavit pritet të ndodhë më 20 nëntor, kur Barcelona do të ndeshet në derbin e qytetit ndaj Espanyol, gjersa ndeshja e ardhshme ndaj Celtas do të jetë shumë e shpejtë për të, për të marrë drejtimin.
“Xavi NUK do të ulet në stol kundër Celtas (përveç befasisë). Debutimi i tij do të bëhet më 20 nëntor në derbin Camp Nou kundër Espanyol. Njoftimi tregon për të enjten dhe prezantimi mund të lihet pas ndeshjes në Balaídos për të mos shpërqendruar skuadrën”, ka theksuar gazetari spanjoll.
Xavi NO se sentará en el banquillo ante el Celta (salvo sorpresa). Su debut se producirá el 20-N en el derbi del Camp Nou ante el Espanyol. El anuncio apunta al jueves y la presentación podría dejarse para después del partido en Balaídos para no distraer al equipo #fcblive pic.twitter.com/MxGWaPzXl1
— Toni Juanmartí (@tjuanmarti) November 1, 2021


Xavi NO se sentará en el banquillo ante el Celta (salvo sorpresa). Su debut se producirá el 20-N en el derbi del Camp Nou ante el Espanyol. El anuncio apunta al jueves y la presentación podría dejarse para después del partido en Balaídos para no distraer al equipo