Mikaile Tmusic shpallet MVP i xhiros së tetë

Basketbollisti më i dalluar i xhiros ishte Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit. Ai ndaj Trepçës shënoi 21 pikë, kishte shtatë kërcime, pesë asistime dhe pesë topa të vjedhur, ku indeksin e kishte 33.

Edhe bashkëlojtari i tij, Ardit Pepaj zhvilloi ndeshje shumë të mirë përballë mitrovicasve me 20 pikë e dy kërcime.

Bashkimi mundi Pejën 85-83, ku më i dalluari në parket për prizrenasit ishte qendra Anton Kazarnovski me 25 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, i ndihmuar nga Avi Toomer me 16 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj RC Cola Dritës, ku u dallua kapiteni i prishtinasve, Muhamedali Janjeva me 14 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close