Skuadra e Chelseas është duke mposhtur Norwichin me rezultat 3-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit qysh nga fillimi ishin dominues dhe arritën të zhbllojnë ndeshjen në min e 8′.
Mason Mount hapi serinë e golave pas një asistimi të Jorginhos.
“The Blues”, vazhduan me sulme edhe gjetën golin e dytë përmes Callum Hudson-Odoi në min e 18′.
Norwichi nuk tregoi pothuajse asgjë gjatë këtyre 45 minutave të para, dhe nuk pati asnjë goditje në portë.
Rezultatin e pjesës së parë 3-0 e vulosi Reece James me golin e tij në min e 42′. /Lajmi.net/

