Përballja kryesore ishte ajo mes Lazios dhe Marseillës që u mbyll baras 0-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm nga të dyja skuadrat që tentoni të gjenin golin e epërsisë.
Lazio tentoi disa herë përmes goditjeve të Felipe Anderson, ndërsa Marseille pati një rast të mirë shënimi me Arkadiusz Milik që nuk u tregua i saktë para portës.
Megjithatë përkundër rasteve që kishin dyja skuadrat pjesa e parë u mbyll baras 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e ngjashme, por italianët ishin më kërkues.
Ciro Immobile pati një shans të mirë shënimi por që nuk arriti të realizojë, edhe Pedro Rodriguez gjishtashtu pati një rast por pa arritur ta konkretizojë.
Kështu gjithçka u mbyll baras 0-0 dhe dyja ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë.
Tani Lazio ka katër pikë në vendin e dytë në grupin E, ndërsa Marseille ka tre sosh në pozitën e tretë.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 18:45 në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/


