Ylli francez nuk stërviti të hënën për shkak të një dhimbje fyti me vetëm dy ditë para se Dortmund të luajë kundër Parisit.

Skuadra e Tuchel u kthye në stërvitje pas një dite pushimi dhe Mbappé ishte mungesa kryesore pasi nuk u ndje aspak mirë të dielën në mëngjes.
Le Parisien ka raportuar se PSG nuk e ka garantuar që sulmuesi francez do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës, përcjell lajmi.net.
PSG ka provuar të qetësojë nervat e tifozëve dhe tha që ai do të stërvitet me grupin të martën. Vendimi përfundimtar do të merret nga lojtari, i cili ishte i mërzitur që nuk pati mundësi të stërviste të hënën.
Mungesa e tij kundër skuadrës së Bundesligës do të ishte një goditje tjetër me Verratti dhe Meunier që tashmë nuk do të jenë të gatshëm. /Lajmi.net/

