Valcano zbulon si CR7 ia ndryshoi karrierën Benzemas me një këshillë

Benzema ishte pjesë e treshes së frikshme BBC, bashkë me Cristiano dhe Gareth Bale, por kur portugezi u largua, çdo gjë ndryshoi.

Francezi kalon shumicën e kohës në fitnes tani, mirëpo sa ishte më i ri, ishte shumë i lëvizshëm duke qëndruar më shumë jashtë fushës.

Valdano zbuloi se një këshillë e Ronaldos i ndryshoi gjithë karrierën për mirë Benzemas.

“Ai (Benzema) ndryshoi përmirësimin në profesionalizëm”.

“Djali luajti me Cristiano, një super profesional. Dhe Cristiano që e admiroi shumë, i tha: ‘Djalë, nuk do arrish t’ia dalësh te Real Madrid në këtë mënyrë”.

“Karim mësoi nga kjo këshillë. Njerëzit inteligjent ndryshojnë për mirë. Dhe largimi i Cristianos ishte i rëndësishëm, sepse tani është i detyruar të jetë udhëheqës”.

33-vjeçari është ndër futbollistët më në formë në Evropë me nëntë gola dhe shtatë asistime në tetë ndeshje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close